ALI AHMETI DHE ARTAN GRUBI

Grubi: Deklarata e Kurtit që Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk ekziston ishte për të të ardhur keq (VIDEO)

December 3, 2024
1 minut lexim

Ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një intervistë për EURONEWS Albania deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që në Maqedoni të Veriut nuk ekziston Ligj për përdorimin e gjuhëve e ka cilësuar se është për të të ardhur keq dhe në shërbim të rikuperimit të pasojave katastrofale të koalicionit VLEN.

“Deklarata që në Maqedoni të Veriut nuk ekziston Ligj për përdorimin e gjuhëve është për të të ardhur keq dhe i pamë reagimet edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni që të gjithë pa asnjë përjashtim e demantuan dhe e dënuan një deklaratë të tillë e cila ishte në shërbim të rikuperimit të pasojave katastrofale të koalicionit VLEN në këtë qeverisje për arsye të politikave antishqiptare. Kjo ishte funksioni i vetëm i asaj deklarate, ndërsa vetë z. Kurti ka qenë pjesë e mbledhjes së parë të dy qeverive në Shkup të cilën e kam organizuar unë si koordinator në të cilën është folur 90% shqip për arsye se 10 ministra nga gjithsej 20 ishin shqiptar dhe të gjithë përfshi dhe mua flisnim në gjuhën shqipe”, tha ish ZVKM1 Grubi.

MARKETING

RENT A CAR

ARTAN GRUBI
Story i mëparshëm

Artan Grubi tregon se a do qeverisë BDI-ja me VMRO-DPMNE? (VIDEO)

darka e lames pacolli befason me reagimin nje gje eshte e sigurt faturen e fundit e paguan 674f0a1766dbc
Story i radhës

“Darka e Lamës”, Pacolli befason me reagimin: Një gjë është e sigurt, faturën e fundit e paguan…

Të fundit nga

ShkoLartë