Grubi, Boçvarski dhe Rustemi vëzhguan punimet në rrugën Shkup-Bllacë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot bashkë me ministrin
e Transportit dhe lidhjeve z. Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e
Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore z. Ejup Rustemi vëzhguan nga
afër punimet në aksin rrugor Shkup-Bllacë.

z. Grubi me këtë rast ka thënë se në mënyrë intensive po punohet në dy
kilometrat e para të këtij aksi rrugorë ndërsa gjatë punimeve të cilat
po realizohen Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore po projekton edhe trasenë
e dhjetë kilometërshit të e dytë nga Bllaca deri tek rruga në hyrje të
Shkupit.

Zëvendëskryeministri i parë gjithashtu ka thënë se lajmi tjetër i mirë
për të gjithë qytetarët është se në bashkëpunim me kryetarin e qytetit
të Shkupit z. Shilegov rruga e Kaçanikut apo tani me emërtimin e ri
rruga Hasan Prishtina do të bëhet bulevard dhe që këto punime shpresojmë
të nisin këtë vit, kurse synimi i të gjithë neve bashkë është që nga
vendkalimi Blacë e deri tek vendkalimi Qafë Thanë të mund të lëvizim
nëpër autostradë moderne.

Sipas Grubit në afat të këtij mandati katër vjeçar pritet që kjo rrugë,
kjo ambicie e madhe me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së
qytetarëve, do të jetë nënshkrimi më i mirë i punëve të kësaj qeverie.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Bllagoj Boçvarsiki me këtë rast
ka thënë se eksproprijimi tashmë tërësisht ka përfunduar, kurse po
punohet në dislokimin e instalimeve nëntokësore.

z.Boçvarski gjithashtu ka thënë se do të bëjë presion ndaj të gjitha
palëve që pjesëmarrëse në këtë projekt, që gjatë këtij sezoni të
ndërtimit të kemi haset në asnjë pengesë.

Ministri i transportit gjithashtu ka thënë se sa i takon aksit të dytë
rrugore nga Bllaca e deri tek qarkorja në Stenkovec në gjatësi prej 10.5
kilometra, projektuesi tashmë ka bërë projektin ideor i cili është ë
procedurë të aprovimit nga të gjitha institucionet tona përkatëse.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugës Shtetërore, z. Ejup Rrustemi
ka thënë se lidhja rajonale është prej një rëndësie të veçantë për
ekonominë e shtetit dhe integrimit të saj dhe për këtë shkak investimi
në rrugë moderne është i patjetërsueshëm.

Me përfundimin e rrugës Shkup-Bllacë Qeveria do të mundësoj lidhje më të
shpejtë me Republikën e Kosovës, e me këtë edhe lëvizje më të shpejtë të
qytetarëve dhe qarkullim efikas të mallrave mes dy vendeve tona.

 

Ngjarja paraprake

​Rrënohet një mbi ndërtim te “Bregun i Diellit” në Prishtinë

Ngjarja e ardhëshme

Prej cilës lloj ulërime reagojmë më shpejt? Studiuesit s'prisnin të merrnin këtë përgjigje!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian