GRUBI: Aktakuzat kundër krerëve të ish UÇK-së, lajm i vështirë për Kosovën dhe gjithë shqiptarët (VIDEO)

Ngritja e aktakuzave kundër presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ish kryetarit të kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi dhe ish eprorit të UÇK-së Rexhep Selimi ishte një lajm i vështirë për Republikën e Kosovës por edhe për gjithë shqiptarinë. Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin SPOTLIGHT me Alban Dudushin në Televizionin Vizion Plus.

“Në Kosovë fillimisht UNMIK-u themeloi njësitin e vet për hetimin e krimeve të luftës, më pas ribunali i Hagës filloi me zyrën e vet në Prishtinë, të heton krimet e luftës, pastaj ishte Autoriteti Civil Ndërkombëtar i cili gjithashtu hetonte krimet e luftës, ,ë vonë dhe EULEX-i dhe tashmë erdhën edhe Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale në kuadër të Gjykatës së Kosovës dhe është një proces i cili po zhvillohet tashmë 20 vite në Kosovë dhe nuk po gjen përmbyllje e i cili është ekskluzivisht në duart e gjykatësve ndërkombëtar dhe jo të autoriteteve vendore”, deklaroi në emisionin SPOTLIGHT me Alban Dudushin në Televizionin Vizion Plus, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

Ngjarja paraprake

Sa mundësi ka që Rama ta mbyllë sërish Shqipërinë? Flet ministrja Spiropali: Do mundohemi deri në fund ...

Ngjarja e ardhëshme

Republikanët grumbullojnë fonde për sfidat ligjore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian