Gruaja ruse gjobitet me 280 dollarë për protestën e drejtpërdrejtë televizive

Një grua që ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të televizionit shtetëror në Rusi dje me një shenjë proteste kundër luftës është gjobitur me 280 dollarë, shkruan SkyNews, transmeton Bota sot.

Marina Ovsyannikova, një punonjëse e Channel One, ishte paraqitur në Gjykatën e Qarkut Ostankino në Moskë më herët të martën.

Të hënën, ajo mbajti një tabelë pas një prezantuesi në studio që lexonte lajmet në Channel One – dhe bërtiti parulla që dënonin pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Hetuesit shtetërorë po shikonin nëse ajo mund të dënohej sipas një ligji të ri që parashikon dënime me burg deri në 15 vjet.

Megjithatë, mësohet se ajo mori një gjobë pasi u shpall fajtore për shkelje të legjislacionit të protestës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Miku i ngushtë i Donaldit zbulon përplasjen me Alban Ramosaj

Story i radhës

Lufta në Ukrainë mund të zgjas deri në fund të muajit maj, përndryshe çdo eskalacion i sajshpie në luftën e tretë botërore..!?

Të fundit nga