Gross pas fitores ndaj Manchester Utd: Nuk mund të kërkojmë më shumë se kaq

Futbollisti i Brighton, Pascal Gross, ka thënë se skuadra e tij ka arritur një fitore të madhe në “Old Trafford”.

Ai shtoi se do të dëshironte të shënonte gola kundër skuadrave të tjera, jo vetëm ndaj Manchester United.

“Ne nuk mund të kërkojmë më shumë se kaq. Tre pikë në rrugë kundër Manchester United.

Kjo është një fitore e madhe për ne. Do të doja të shënoja më shumë gola kundër skuadrave të tjera, por gjithmonë i shënoj kundër Manchester United. Nuk e di pse”, tha Gross për Sky.

Brighton mposhti Manchester Unitedin me rezultat 2:1 dhe të dy golat i shënoi Gross në minutat e 30-të dhe të 39-të. Golin e vetëm për vendasit e shënoi lojtari i Brighton, Alexis McAllister, me autogol në minutën e 68-të.

Gross ka shënuar gjashtë gola në Premier League kundër Man United deri më tani, dy herë më shumë se kundër çdo ekipi tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtëpia e Ukshin Hotit, vendi i kujtesës kombëtare

Story i radhës

​Rooney: United duhet ta lejojë largimin e Ronaldos

Të fundit nga