grkovska askush nuk ka te drejte te ndaloje ose kufizoje lirine e mediave dhe lirine e shprehjes 6551169b0579f

Grkovska: Askush nuk ka të drejtë të ndalojë ose kufizojë lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes

November 12, 2023
1 minut lexim

Liria e shprehjes, interesi publik dhe media e lirë janë prioritetet kryesore për një shoqëri. Ata nuk duhet të kërcënohen apo pengohen në asnjë mënyrë, ka njoftuar në profilin e saj në Fejsbuk, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska në lidhje me vendimin e gjykatës për rastin “Feroinvest kundër IRL-së”.

“Jam plotësisht kundër tentativave skandaloze për të diskredituar të drejtën e gazetarëve për të shkruar, alarmuar, kritikuar dhe shprehur dyshime. Profesioni i gazetarit duhet të jetë i pavarur, i lirë, i vetërregulluar nga organe dhe organizata mediatike autoritare, në përputhje me rregulloret ligjore dhe standardet gazetareske. Askush nuk ka të drejtë, as gjyqësori dhe as institucionet e tjera shtetërore të ndalojnë apo kufizojnë lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, të cilat garantohen me Kushtetutë”, shkruan në statusin e Fejsbukut të Gërkovskës.

Gjyqtarja Jovanka Spirovska Paneva e dënoi IRL-në për shpifje dhe fyerje në rastin “Feroinvest kundër IRL”-së për filmin dokumentar “Konspiracion kundër ajrit”. Vendimi thotë se IRL nuk është një media dhe mund të përballet me një ndalim të funksionimit.

MARKETING

RENT A CAR

aak ja organizon tryeze me teme buxheti i kosoves per vitin 2024 655116248c56b
Story i mëparshëm

AAK-ja organizon tryezë me temë Buxheti i Kosovës për vitin 2024

humbja me empolin terbon de laurentiis shkarkon trajnerin 65511805aac6f
Story i radhës

Humbja me Empolin tërbon De Laurentiis, shkarkon trajnerin

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë