Gripi sezonal: Deri në 200 pacientë brenda një ndërrimi në QKMF, më të prekurit fëmijët

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Prishtinë, ka disa javë që numri i qytetarëve të prekur nga gripi sezonal është në rritje.

Brenda ditës pacientë në këtë qendër numri i atyre që kërkojnë shërbim arrin deri ne 200.

Doktoresha Drita Peqani për Front Online thotë se 30% prej tyre vijnë për të kërkuar trajtim mjekësorë për shkak të virozave.

“Vizitat e pacientëve është rritur dukshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Kjo për arsye të virozave të ndryshme. Numri i pacientëve është mjaft i madh i cili frekuenton, psh në një ndërrim nga ora 7 deri ne 13 e 30, fluksi i pacientëve shkon në 200 kur është fluksi më i madh, e prej tyre ndoshta 30% mund të kërkojnë ndihmë për shkak të virozëve sezonale, deklaroi Peqani

E kategoria më e prekur nga këto viroza janë fëmijët.

Kështu tha doktoresha Peqani.

“Më të prekurit janë fëmijët dhe moshat shkollore, dmth personat të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me personat të cilët janë të infektuar nëpër kopshte, nëpër shkolla, studentë nëpër fakultete, në qendra studentore, këta janë më tepër të atakuar. Ndërsa më të kursyer janë personat me moshë më të vjetër të cilët në këto ditë të ftohta qëndrojnë brenda”, u shpreh Peqani

Ministria e Shëndetësisë sot përmes një njoftimi publik ka kërkuar nga qytetarët që t’i drejtohet mjekut për problemet shëndetësore që u shfaqen atyre e që duke listuar simptomat kanë treguar se cilat kanë të bëjnë  me covidin e zgjatur.

“Disa persona, veçanërisht ata që kanë kaluar forma të rënda të COVID-19, mund të përballen edhe më tej me simptoma si lodhje, ethe si dhe simptoma të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, zemrës, simptoma neurologjike, etj. Kërkoni këshilla dhe ndihmën e mjekut tuaj për t’i trajtuar simptomat e COVID-19 të zgjatur”, thuhet ndër tjera në njoftimin e  Ministrisë së Shëndetësisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, ministri grek: Ndodhi për larje hesapesh, do të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët

Story i radhës

Sot 21 dhjetori, zyrtarisht fillon dimri

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish