grip si ky nuk kam pare mjeku shqiptar ne angli zbulon cfare po ndodh me virusin qe po qarkullon 659fab31c70d0

“Grip si ky nuk kam parë”, mjeku shqiptar në Angli zbulon çfarë po ndodh me virusin që po qarkullon

January 11, 2024
1 minut lexim

Adrian Fandi, mjek shqiptar në Londër tha në emisionin Now në Euronews Albania se gripi që po qarkullon që nga dhjetori në Angli por edhe në Shqipëri në fillim të këtij viti është i ngjashëm me periudhën para COVID.

Mjeku tregoi se karakteristikë për këtë grip është pneumonia virale dhe bronkospazmat, fishkëllima siç quhen në gjuhën popullore, që duhet trajtuar me trajtim kortizonik për të ulur inflamacionin.

“Kjo gjendje që është tani më kujton periudhën para COVID, në 2019 ku kemi pasur një grip shumë të fortë. Siç tha edhe doktor Ilir Alimehmeti, grip si ky nuk kam parë, dhe kemi pasur shumë komplikacione.

Komplikacioni kryesore në atë periudhë kanë qenë pneumonitë virale te të rriturit dhe bronkolitet te fëmijët. Karakteristikë për këtë grip që qarkullon tani në Angli po ma do mendja është i njëjtë edhe në  Shqipëri, është pneumonia virale dhe bronkospazmat, fishkëllima që mund t’i themi në gjuhën popullore. Dhe këto tregojnë që ke një shtrëngim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe kanë nevojë për trajtim. Jo antibiotik në radhë të parë, por për trajtim kortizonik për të ulur inflamacionin. Kurse për fëmijët nga 0-1 vjeç përdorim aerosolin me avull. Temperatura natyrisht duhet trajtuar kur kalon mbi 39, duhet dhënë paracetamoli dhe ibuprofeni në të njëjtën kohë, se nuk duhet të lësh temperaturën që të shkojë drejt 40 gradë për të parandaluar konvulsionet febrile”, tha mjeku.

MARKETING

RENT A CAR

zjarri kaplon nje banese ne lagjen aerodrom 659fa9c95a06a
Story i mëparshëm

Zjarri kaplon një banesë në lagjen Aerodrom

ajo nuk eshte gruaja fansi i cmendur pas shakires perfundon ne pranga arsyeja do tju habise 659faeb6c7405
Story i radhës

“Ajo nuk është gruaja…”/ Fansi i çmendur pas Shakirës përfundon në pranga, arsyeja do t’ju habisë

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë