Griezmann mesazh për Koeman: Deschamps di ku të më pozicionojë

Antoine Griezmann ka bërë një tjetër paraqitje pozitive për Francën në fitoren prej 2-1 në udhëtim te Kroacia.

Sulmuesi i Barcelonës shënoi që në minutën e tetë të takimit duke e kaluar legjendën Zinedine Zidane në listën e golashënuesve më të mirë të Les Bleues.

Ndërsa gjatë prononcimit për media, ai nuk e la pa përmendur rolin që i jepet te përfaqësuesja nga Didier Deschamps dhe dallimin me atë te klubi nga Ronald Koeman.

“Është ndjenjë e mirë, unë ndihem mirë. Trajneri (Deschamps) di ku të më pozicionojë në lojë, prandaj unë e shfrytëzoj situatën nga kjo pozitë dhe besimi i trajnerit dhe bashkëlojtarëve të mi”, ka deklaruar Griezmann, citon L’Equipe.

Te Blaugranët, francezi zakonisht angazhohet në krah të sulmit të përbërë prej tre lojtarësh. 

Image
Ngjarja paraprake

Arrestohet një person nga Reçica e Tetovës, dërgohet në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit

Ngjarja e ardhëshme

Microsoft lançon ndërfaqen e re të platformës Xbox

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian