Griezmann gati të largohet nga Barcelona, Laporta kërkon të negociojë

Antoine Griezmann mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.

Sulmuesi francez nuk e nisi mirë eksperiencën në “Camp Nou” dhe për këtë, largimi i tij është më se i mundshëm.

Sipas mediave spanjolle presidenti Joan Laporta ka pranuar se gjatë kësaj vere mund të ketë bisedime për ish-futbollistin e Atletico Madridit.

Ai e ka pranuar se e vlerëson lartë Griezmannin, por nuk e ka konsideruar atë të pazëvendësueshëm

“Ne e vlerësojmë shumë Antoinen. Klubi e ka bërë një investim të madh për të dhe ne jemi të kënaqur me të. Mirëpo, afati kalimtar tashmë ka nisur dhe mund të ketë hapësirë për të biseduar edhe për Griezmannin”-theksoi Laporta.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Prishtina këtë vit bëhet me 30 autobusë të rinj

Ngjarja e ardhëshme

Gjiko kritikon Elitën: Gruaja me dy fëmijë nuk t’ka hije!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian