Griezmann dëshiron vetëm Atletico Madridin

Sulmuesi Antoine Griezmann dëshiron rikthimin tek Atletico.

Sipas ‘Marca’, Griezmann është i interesuar për një kalim te Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi thuhet se në rast të largimit nga Barcelona ai dëshiron vetëm rikthim në Atletico dhe nuk është i interesuar të kalojë në ndonjë ekip tjetër.

Dy klubet spanjolle gjatë ditëve të kaluara ishin në bisedime intenzive rreth afatit kalimtar të verës.

Gjigantët spanjoll po konsideronin një shkëmbim që do ta dërgonte sulmuesin francez te kampioni i Spanjës, ndërsa Saul Niguez do të kalonte tek Barcelona.

Megjithatë ende nuk ka marrëveshje mes klubeve dhe gjithçka është e hapur. 

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Nuk ka qetësi, rikthehen përmbytjet në Belgjikë

Ngjarja e ardhëshme

Pse Dubai është destinacioni perfekt për çiftet?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian