Grida Duma: Në Tiranë do ta kalojmë kufirin 21-22 mandate

Partia Demokratike bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës do të arrijnë të marrin 21-22 mandate. Kështu pretendon Grida Duma në intervistën për “Ilva Now”.

Znj. Duma, e teta në listën e kandidatëve të PD për Qarkun e Tiranës thotë se pjesëmarrja e shtresës grin në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë masive dhe kjo sipas saj do të sjell fitoren e opozitës.

Duke komentuar rezultatet e sondazheve të MRB në Euroneës Albania, znj. Duma tha se do të ketë rënie të PS pas konsumit 8 vjet në pushtet.

“Ajo që quhet pjesa gri nuk mund të jetë kurrë dhe tradicionalisht nuk ka qenë ndonjëherë me pushtetin sepse është vetë nga natyra antikonformiste”, deklaroi kandidatja e PD-së.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në vitin 2017, PD mori 11 mandate në Qarkun e Tiranës kurse LSI 5 mandate.

Por për zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma thotë se PD dhe LSI bashkë do të arrijnë të marrin deri në 22 mandate nga 36 që ka i gjithë qarku.

“Mendoj që ne do ta kalojmë kufirin 21-22, flas për koalicionin opozitar”, deklaroi znj. Duma.

Ngjarja paraprake

Anketa: Thellohet opinioni negativ i amerikanëve për shtypin

Ngjarja e ardhëshme

Snopçe: Në 42 komuna në Maqedoni kemi ulje të popullsisë, prej tyre vetëm një është komunë shqiptare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian