Grida Duma i përgjigjet Ramës për pagat e mjekëve: Krenohet sot për atë që duhej dje, por e ka lënë për nesër!

Ish-deputetja e PD, Grida Duma i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili thotë se buxheti i vitit 2021 garanton 40% më shumë rritje paga për mjekë dhe infermierë. Sipas Dumës, ku është një mashtrim me efekt dështimi.

Në një status në Facebook, Duma thotë se shqiptarët shpenzojnë më shumë nga të gjithë por shërbehen më pak dhe më keq.

Teksa ironizon kryeministrin, Duke shkruan: “Punëmbaruari” e ka vesin virtyt; krenohet sot, për atë që duhej dje, por e ka lënë për nesër!

Postimi i Grida Dumës

Zgjimi i përditshëm kryeministror me mëngjesin që sheh nga dritarja e facebook-ut, të ofron Shqipërinë e “mbaruar”.

Këtë mëngjes nga ajo dritare thotë se i paska kryer dhe detyrat ndaj shëndetësisë!!

Me çfarë? I paska vënë në buxhetin e 2021.

“Punëmbaruari” e ka vesin virtyt; krenohet sot, për atë që duhej dje, por e ka lënë për nesër!

Buxheti i 2021 qenkërka 40 përqind më shumë për 18 mijë mjekë e infermierë.

Mashtrim me efekt dështim!

Nëse do të llogarisnim sot vetëm sa i detyrohet mjekëve dhe infermierëve për këto 7 vite ndër më të vështirat të profesionit të tyre, pa asnjë rritje, do kuptojmë që me të ardhmen e buxhetit 2021 nuk shlyehet as “borxhi” ndaj punës së tyre deri sot.

Shifrat flasin vetë, janë më kokëfortat!

Shqiptarët shpenzojnë më shumë nga të gjithë por shërbehen më pak e më keq se shumë!

Rama vazhdon të dërdëllisë se situata në Shqipëri është e njëjtë me vende të tjera.

Madje këtë fshehje faktesh vetëbeson se e ka zgjidhje.

Por sa herë ai e guxon mashtrimin, ne do qartësojmë faktet; se si ndihma e tij ekonomike është më e ulëta, se si spitalet shqiptare po zhyten në kolaps, se nuk ka asnjë plan dhe vendet e tjera në botë po e trajtojnë këtë krizë me përgjegjësinë që ai nuk e ka.

Rama mbulon dështimin me gënjeshtër.

Atoparlanti i tij i propagandës të shurdhon veshin e arsyes.

Ndërsa shiptarët nuk morën asgjë nga premtimet për ndihmë reale financiare dhe mjekët e spitalet u dergjën në kolaps.

Shifrat të larta ka, ato gjenden në numrat e humbjeve të jetës.

Humbja e kontrollit po infekton popullatën.

E dimë që askush nuk pret më që Rama të mund të gjejë zgjidhje, sidomos kur vendi lëngon në një ekonomi të varfër e të shkatërruar.

Bashkë do ta mundim këtë të keqe!

Do ta shërojmë Shqipërinë, e do shpëtojmë ekonominë.

Do sjellim shpresë në Shqipëri, ku çdo ditë zgjimi do të jetë për më mirë e më mirë!

Ngjarja paraprake

Vaksinën kundër Kovid-19 pritet ta marrim në fillim të vitit 2021

Ngjarja e ardhëshme

​Republikanët në luftë me Biden për shkak të Obamacare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian