Greva në burgun e Peqinit/ Lista me 13 kërkesa, mes të dënuarve ka nga ata që kanë refuzuar ushqimin

Prej një jave tashmë, rreth 400 të burgosur në burgun e Peqinit vijojnë të protestojnë e madje një pjesë e tyre kanë hyrë edhe në grevë urie. Shkak, janë disa kërkesa që ata u kanë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, por që ende nuk kanë marrë një përgjigje dhe nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me kërkesat e tyre.

Top Channel ka siguruar kërkesat e të burgosurve, ku ata listojnë një sërë nenesh të cilat ata mendojnë se janë shkelur. Edhe regjimi i Posaçëm 41 Bis, rezulton të jetë në shkelje sipas tyre.

Ndër të tjera, të burgosurit e burgut të Peqinit, kanë listuar edhe 13 kerkesa, ku kërkojnë, amnisti gjithë përfshirëse 5 vjeçare, pa kritere. Burgimi i përjetshëm sipas tyre, duhet të përcaktohet me vite si në Bashkimin Europian dhe të jetë 20 vite.

Po ashtu ata kërkojnë që të aplikohet lirimi pas kryerjes së 3/5 të dënimit, ligj që sipas të burgosurve vazhdon të mbahet në sirtarët e administratës. Ata kërkojnë që dënimi mos u shtohet nëse i kapin me celular të futur ilegalisht në qeli, si edhe reduktim të tarifave për per telefonatt qe u lejohen të bëjnë nga burgu.

Në pikën e tyre të fundit ata kërkojnë edhe largimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismailit, pasi sipas të burgosurve, me urdhëresat e tij, ka dhunuar në vazhdimësi legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Firmëtari i parë i kësaj kërkese është Verdi Morava, i dënuar për terrorizëm, ndërsa një ditë më parë, Ilir Kupa i dënuar si pjesëtar i bandës së babagjyshëve, në një lidhje telefonike për Top Channel, tregoi se Moravën, pas bërjes së këtyre kërkesave e kanë futur në izolim.

Të burgosurit në Peqin, kërkojnë amnisti dhe nuk pranojnë ushqimin e burgut, derisa të negociohet për kërkesat e tyre, megjithatë nuk kanë dhënë një afat se sa do të zgjas kjo grevë.

Ngjarja paraprake

Zbulohet vendi ku dyshohet se Trump u infektua me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Skuadra shqiptare fiton derbin, merr kreun në Ligën e dytë të Maqedonisë!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian