Greva e urisë në burgun e Peqinit, “Eskobari i Ballkanit” shtrohet në spital pas problemeve me shëndetin

Klement Balili, apo siç njihet ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit” është shtruar në spitalin e Elbasanit, konfirmuan burimet e Panorama.

Mësohet se mjeku e ka përcaktuar diagnozën për Balilin “komplekse” dhe pas disa ekzaminimeve, skaner, analiza, ai është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë.

Balili ka shfaqur shqetësime shëndetësore pasi ishte bërë pjesë e grupit të të burgosueve që kanë nisur grevë urie, në burgun e Peqinit, në regjimin 41Biss.

Panorama mëson gjithashtu se Arbjon Aliko. e ka lënë spitalin në Tiranë dhe është rikthyer në burgun e Peqinit.

Janë rreth 120 të dënuar në burgun e Peqinit që kanë hyre në grevë urie prej ditësh.

Ngjarja paraprake

Zëvendëskryeministri Bytyqi në takim me sektorin e biznesit të Shtipit

Ngjarja e ardhëshme

Dyfishohet mbështetja për liderin e opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili për helmimin e tij fajëson Putinin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian