Gresa Bakraçi tregon për kushtet në Oran të Algjerisë

Atletja Gresa Bakraçi ka zhvilluar stërvitjen e parë në Oran të Algjerisë. 

Reprezentuesja e Kosovës është gati për Lojërat Mesdhetare të cilat fillojnë me 25 qershor dhe përfundojnë me 7 korrik.

Gresa tha se kushtet janë të mira për stërvitje në Oran.

“Kushtet janë shumë të mira. Sot do të vazhdojmë stërvitjet në tartan në stadium dhe dita – ditës mësohemi edhe me fshatin.

Rejhan Halili, shefja e misionit te Komiteti Olimpik të Kosovëës, po mundohet në çdo mënyrë me pas ne sa ma të lehtë dhe me qenë të informuar për gjithçka rreth fshatit dhe kampit”, thotë Gresa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gresa do të garojë në disiplinën 3000 metra. Ajo ditë më parë u stolis me medalje të bronztë në disiplinën 3000 metra në Kampionatin Ballkanik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turqia do të hetojë pretendimet për vjedhjen e grurit ukrainas nga ana e Rusisë

Story i radhës

Vrasja e Martin Çeços/ Vajza që u bë shkak për sherrin akuzon policët për kërcënime dhe shantazh

Të fundit nga