Greqia tregon “muskujt”, Mitsotakis merr timonin e nëndetëses: Do të dalim fitimtarë!

Në Festën Kombëtare të Greqisë, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka vizituar një prej nëndetëseve të shtetit helen, duke dhënë edhe mesazhe “force”.

Mitsotakis, ndër të tjera, në mesazhin e tij theksoi se ai është “absolutisht i sigurt se me një ndjenjë uniteti, përgjegjësie të lartë individuale dhe shoqërore, ne do të jemi në gjendje të përballemi me këtë krizë dhe të dalim përsëri fitimtarë”, ndërsa vlerësoi “shkallën e madhe të gatishmërisë operacionale, të cilën ata e kanë provuar në praktikë gjatë dy muajve të fundit”.

Prej disa muajsh, Greqia dhe Turqia kanë ashpërsuar tonet, ndërsa nuk kanë munguar as stërvitjet ushtarake si teste force.

Përplasja në Egje, bëhet për pasurite e shumta të gazit.

Image
Image
Image
Ngjarja paraprake

Fillon faza e re e operacioneve antiterroriste në juglindje të Turqisë

Ngjarja e ardhëshme

Andrra Destani zbulon arsyen pse grindet më shpesh me Sinanin: Kur thotë se jam...

të fundit nga