Greqia propozon “agjendë pozitive” me Turqinë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Greqisë tha se vendi është i vendosur të promovojë një “agjendë pozitive” në marrëdhëniet me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha se të dy vendet mund të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe duke promovuar bashkëpunimin në disa fusha, duke përfshirë ekonominë dhe tregtinë.

Nën këtë kuadër, Greqia dhe Turqia mund të deeskalojnë tensionet dhe të forcojnë lidhjet dypalëshe, thuhet në deklaratën e MPJ-së greke.

Në deklaratë nënvizohet se pavarësisht mosmarrëveshjeve, qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka “një vullnet të qartë për të promovuar një agjendë pozitive në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe një sërë bashkëpunimi”.

Gjatë vizitës së djeshme në Ankara të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, Athina zyrtare propozoi 15 pika bashkëpunimi në sektorin ekonomik, theksojnë nga MPJ-ja greke. Pala turke gjithashtu paraqiti propozime specifike.

“Të dy palët ranë dakord të punojnë në hapat e ardhshëm në këtë sektor gjatë takimeve të ardhshme midis dy vendeve, në të gjitha nivelet”, thuhet në deklaratë.



.. .

Ngjarja paraprake

U divorcua me Kim Kardashian, Kanye West e paska të qartë ku do t’i hedhë “grepat”

Ngjarja e ardhëshme

Përplasja me ministrin grek, reagon Erdogan: I rikujtuam Dendias të mbante vendin që i takon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian