Greqia merr vendimin e ri, ja deri kur mbetet i mbyllur kufiri për shtetasit e Shqipërisë

Greqia ka shtyrë sërish afatin e mbajtjes mbyllur të kufirit me Shqipërinë për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit.

Lajmi bëhet me dija nga ambasada greke në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, thuhet se “bazuar në të dhënat epidemiologjike, masat kufizuese tashmë në fuqi për personat që hyjnë nga Shqipëria në Greqi, zgjaten siç janë deri më 25 tetor”.

Kështu, sipas njoftimeve të mëparshme, do vijojnë të kenë mundësi të kalojnë kufirin për në Greqi, përmes dy pikave kufitare, shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, e ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike.

Gjithashtu mbetet në fuqi paraqitja e testit negativ pcr per covid 19. Teksa doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit cdo ditë, numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë eshte 750 persona dhe 300 në Kapshticë.

Po ashtu të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.

Ngjarja paraprake

Vendet e G7: Facebook Libra nuk duhet lançuar pa u rregulluar

Ngjarja e ardhëshme

Ferrari është “jashtë loje” këtë sezon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian