Greqia kërkon të mbyllë sa më shpejt çështjen e detit, ministri i Jashtëm Dendias nesër në Tiranë

Ishte paralajmëruar vizita e ministrit të Jashtëm Grek në Tiranë. Nikos Dendias vjen nesër paradite në Tiranë.

Lidhur me pretendimet e Greqisë, për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon, mediat greke e konsiderojnë si vendimtare vizitën në Shqipëri të ministrit të Jashtëm  Nikos Dendias.

Gjatë ditës së nesërme, ministri Dendias do të takohet me homologun e tij shqiptar Gent Cakaj, kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta, ku do të diskutohet kryesisht për zonën ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Po ashtu, mediat në Greqi raportojnë se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e kufirit detar, e mbetur pezull që nga viti 2009, kur dy vendet nënshkruan marrëveshjen, por që më vonë ajo u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias zhvilloi edhe një vizitë në Kosovë.

Greqia zyrtare ka kërkuar që të mbyllen sa më shpejt çështjen e mbetur pezull me Shqipërinë.

Ngjarja paraprake

Pavarësia dhe tërësia teritoriale e Kosovës janë të pa negociushme

Ngjarja e ardhëshme

Pyetja 1 milion dollarëshe; kur duhen larë flokët, në mëngjes apo në darkë?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian