Greqia dhe Holanda me Kovid protokolle të reja

Me Vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Greqisë, vërtetohen kushtet e reja për hyrje që vlejnë për periudhën nga 7 deri më 24 shkurt të vitit 2022. Sipas vendimit, udhëtarëve nga vendet anëtare të BE-së dhe Marrëveshja e Shengenit, si dhe nga 33 vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së, dhe që i janë bashkuar sistemit të certifikatave digjitale për KOVID të Bashkimit Evropian (European Union Digital Covid Certificate, EUDCC), mes të cilave është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut u lejohet hyrja duke treguar certifikatë digjitale evropiane, respektivisht në mënyrë alternative sipas rendit vijues:

Certifikatën e vaksinimit: nëse kanë kaluar së paku katërmbëdhjetë (14) ditë nga dita e vaksinimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas përfundimit të vaksinimit bazë ose pa afat kohor për udhëtarët që e kanë marrë dozën e tretë, certifikatën që e kanë kaluar sëmundjen pas testimit laboratorik me PCR ose pas kontrollit duke përdorur teste të shpejta të antigjenit (rapid test). Certifikata Digjitale Evropiane për kalimin e sëmundjes lëshohet katërmbëdhjetë (14) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e tij zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas testit; ose rezultate negative nga një test laboratorik me PCR të kryer në shtatëdhjetë e dy (72) orët e fundit para mbërritjes së tyre në Greqi ose nga një test i shpejtë antigjen (rapid test) në afat prej njëzetë e katër (24) orësh para mbërritjes në Greqi.

Ndërkaq, nga nesër, nga nesër (08 janar 2022), kushte të reja për hyrjen e udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut në Holandë. Ministria e Shëndetësisë në Holandë e klasifikon Republikën e Maqedonisë së Veriut si “zonë me rrezik shumë të lartë”, që është një nivel më lartë se sa niveli i deritanishëm. Për të gjithë udhëtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët udhëtojnë drejt Holandës do të vlejë rregulli i karantinës së detyrueshme. Nga ana tjetër, udhëtarët e vaksinuar (dy vaksina dhe me dozë e tretë (booster) që udhëtojnë nga vende me rrezik shumë të lartë nuk duhet patjetër të hyjnë në karantinë.

Informacione më konkrete për hyrje në Holandë mund të gjeni në linkun vijues:

Exemptions to the mandatory quarantine requirement | Coronavirus COVID-19 | Government.nl.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhaferi: Kuvendi për momentin nuk mund të zgjedh gjykatës të ri kushtetues

Story i radhës

Llapi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Të fundit nga