Greqi: Ndihma nga Austria për nevojtarët

Kriza financiare dhjetë vjet më parë goditi shumë grekë. Edhe e veja Ana Toli dhe katër fëmijët e saj përfunduan papritmas në rrugë. Por Ana duket se është me fat.

Para dhjetë vjetësh nisën të dilnin në pah pasojat e plotë e krizës financiare greke. Qeveria mori masa kursimi dhe reforma që sollën me vete probleme të mëdha për popullsinë. Ndër ata që vuajnë pasojat e krizës është edhe Ana Toli, 36 vjeç dhe e kishte imagjinuar jetën e saj ndryshe. Ajo është e ve, sepse i shoqi  vdiq nga një infarkt në zemër para katër vjetësh. Ai ishte i vetëpunësuar dhe i la pas borxhe, kështu që në një moment ajo përfundoi në rrugë me katër fëmijët e saj.

Ndihma financiare vetëm për fëmijët

Image

Shteti grek ofron mbështetje financiare vetëm për fëmijët dhe një grua e moshuar u dha me qira një shtëpi të vogël për 50 euro në muaj. “Shtëpia nuk ka ngrohje, ka minj, parazitë dhe  buburreca dhe lagështi se hyn ujë. E kam shumë e vështirë të rris katër fëmijë në një gjendje të tillë.” – thotë Ana.

Por Ana është me fat – organizata austriake “Ndihma për Greqinë”  mbështet njerëz në situata problematike. Kjo organizatë humaniztare financohet nga donacione. Sot ajo i dhuron familjes një krevat marinari që Artemisi, Panagiotis, Lefteris dhe Samueli kanë kohë që e presin. Deri tani, dy të rriturit flinin së bashku në divan në dhomën e ndenjes, fëmijët nuk kanë dhomë të tyren. “Nuk e besoja që shtrati vërtet do të vinte. Por tani që erdhi jam shumë i kënaqur. Çfarë fati.” – thotë Artemisi.

Image

Për momentin që Ana pastron te një mjek, kjo është e vetmja e ardhur. Por ajo ëndërron të mësojë një zanat. Për veten e saj, por edhe për të qenë në gjendje t’u ofrojë fëmijëve më shumë. “Shpesh qaj natën kur jam vetëm dhe nuk më sheh kush. Nuk dua që fëmijët të më shohin kështu edhe pse ata kuptojnë gjithçka. Fëmijët jetojnë në të njëjtën gjendje si unë, por unë duhet të jem e fortë për të ecur përpara. Nuk ka rrugë tjetër. Unë jam nënë dhe kam përgjegjësi.”

Përgjegjësi që herët

Binjakët janë 11, dy të tjerët janë 8 dhe pesë vjeç. Ata duhet të marrin mbi vete përgjegjësi herët dhe e ndihmojnë nënën aty ku munden. E megjithatë ata marrin nota të mira në shkollë dhe kanë plane të mëdha për të ardhmen e tyre. Panagiotis thotë se do të bëhet mjek për t’u ndihmuar njerëzve.

Image

Erwin Schrümpf sjell ndihma

Austriaku Erwin Schrümpf, themeluesi i OJQ-së “Ndihmë për Greqinë” e di prej kohësh që Anna jeton në një shtëpi të tmerrshme dhe se nuk do asgjë më shumë sesa të punojë si duhet. Sot ai vjen me një lajm të mirë. Erwini ka gjetur një shtëpi të re për familjen dhe organizata e tij do ta paguajë qiranë prej 300 eurosh. Dhe Ana mund të nisë një shkollim si infermiere.

Ana është shumë e lumtur: “Pas një kohe të gjatë kam ndjesinë se dikush po kujdeset përsëri për mua dhe më inkurajon. Kam diçka ku mund të mbështetem. Tani nuk e shoh gjithçka të zezë në jetën time. Një fillim i ri.”

“Eshtë shumë e vështirë të shikosh sesi njerëzit në Evropë po vdesin nga uria, nuk dinë si ta kalojnë krizën, nuk dinë si t’i rrisin fëmijët e tyre. Ne përpiqemi që t’u japim të rinjve që janë vërtet të mirë, inteligjentë, një të ardhme përmes bursave në mënyrë që ata të kenë një punë dhe një ditë të qëndrojnë mbi këmbët e tyre.” – thotë Erwin Schrümpf.

Ana merr frymë e lehtësuar dhe ka ndjenjën se së shpejti do të jetë në gjendje t’u ofrojë fëmijëve më shumë./DW/

Ngjarja paraprake

Në Kuvend deklarata solemne të prokurorëve të sapo zgjedhur

Ngjarja e ardhëshme

Nuk është miqësi, por as dashuri; ky është lloji më i ri i lidhjeve

të fundit nga