Greqi, e djathta ektreme “Agimi i Artë” shpallet organizatë kriminale

Një gjykatë greke ka shpallur fajtor lidershipin e partisë së ektremit të djathtë “Agimi i Artë” për akuzat e formimit të një organizate kriminale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton televioni shtetëror ERT, procesi gjyqësor kundër partisë politike neo-naziste përfundoi pas mbajtjes së 450 seancave dëgjimore që nga vitit 2015, kur edhe filloi gjykimi.

Grupi akuzohet për goditjen fatale me thikë në vitin 2013 të reperit majtist, Pavlos Fyssas, për sulme ndaj peshkatarit egjiptian dhe të aktivistëve të lidhur me grupet majtiste.

Giorgos Roupakias, i cili goditi me thikë Fyssas-in, u shpall fajtor për të gjitha akuzat për vrasjen e muzikantit majtist.

Mijëra persona ishin tubuar jashtë gjykatës së Athinës, ku pritet të shpallej vendimi, përfshirë rreth 2 mijë oficerë të policisë që rrethuan zonën.

Ngritje dhe rënie

“Agimi i Artë” u formua në vitin 1980, por nuk u regjistrua si parti politike deri në vitin 1993.

Përparimi i saj politik erdhi në zgjedhjet e vitit 2012 kur ajo fitoi 6,92 për qind të votave, duke e bërë atë grupin e pestë më të madh politik në Greqi dhe duke e lejuar atë të hyjë në parlament për herë të parë.

Partia e ekstremit të djathtë fitoi tre vende në Parlamentin Evropian, pasi grumbulloi 9,4 për qind të votave në zgjedhjet evropiane në vitin 2014. Por në vitin 2019 nuk arriti të fitojë asnjë vend, duke e larguar atë nga parlamenti.

Rritja e grupit përkoi me krizën ekonomike evropiane, e cila ndikoi që Greqia të pësonte një recesion të jashtëzakonshëm, humbje të vendeve të punës dhe shkurtime të buxhetit, gjë që çoi në një ndihmë financiare nga partnerët e Bashkimit Evropian (BE) dhe masa të rrepta shtrënguese.



. .

Ngjarja paraprake

Shkup, 15 nxënës të një shkolle futen në izolim

Ngjarja e ardhëshme

PD depoziton tjetër padi për shpifje ndaj Erion Veliajt: Është pjesë e fushatës së qëllimshme denigruese të PS

të fundit nga