Greqi, 932 raste të reja dhe 50 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket pandemisë Covid-19 në vend.

932 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në ditën e fundit, një numër më i ulët se 942 i regjistruar një ditë më parë.

Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të autoriteteve shtetërore në Greqi, 438 pacientë janë të intubuar në ICU, ndërsa 50 pacientë kanë ndërruar jetë.

Kujtojmë se numri më i lartë i rasteve të regjistruara nga EODY ishte ditën e enjten, 12 Nëntor, kur 3,316 raste u identifikuan në një periudhë 24 orëshe.

Gjithashtu, numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24 orëshe u regjistrua të shtunën e 28 Nëntorit, kur 121 pacientë ndërruan jetë.

Nga nisja e pandemisë, Greqia regjistron 138,850 të infektuar dhe 4,838 viktima.

Ngjarja paraprake

Një organizatori rus i tha Majlindës: Këtu në Rusi nuk do të përmendet kurrë Kosova! Ja çfarë ngjau pastaj

Ngjarja e ardhëshme

Aksidenti/ Përplasen tri automjete, dy persona në gjendje të rëndë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian