Grenell u bën thirrje shqiptarëve në Amerikë ta votojnë Trumpin në zgjedhje

Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes një video-mesazhi iu është drejtuar shqiptarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta votojnë Trumpin në zgjedhjet presidenciale, pasi sipas tij, ai ka punuar shumë për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në
këtë mesazh thotë se shpreson se shqiptarët do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur
Donald Trumpin president të SHBA-së.

“Po i shfrytëzoj pak minuta që t’i porosis miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe t’i inkurajoj që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik. Ai e ka pasur vëmendjen për një rajon. E dimë se Barack Obama dhe Joe Biden nuk ia kanë kushtuar këtë vëmendje. Shpresojmë se miqtë tanë shqiptarë do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin. Ai ka punuar shumë për votën tuaj”, është shprehur Grenell. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Franca sërish në izolim

Ngjarja e ardhëshme

Lazim Destani, pjesë e forumit ndërkombëtar me pjesëmarrje të sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian