Grenell tregon nëse i është rikthyer kanceri

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kryer kontrollin rutinor për kancer dhe ka njoftuar se çdo gjë po shkon në rregull.

Grenell ka qenë i prekur nga kanceri në gjak dhe tash e shtatë vjet ai është shëruar.

“Sot ishte muaji i tretë i verifikimit të Kancerit. Pas shtatë vjetëve është akoma stresuese të testohesh, frika se Kanceri i gjakut do të rikthehet është e vërtetë. Sot dëgjova fjalët magjike që erdhën nga doktori “funksionimi i gjakut tuaj është i qetë”. “Unë e dua gjakun e qetë. E urrej kancerin. Jam falënderues që akoma jam pa kancer”, ka shkruar Grenell në rrjetin social Instagram. / Gazeta Sinjali /

Ngjarja paraprake

Trump dhe Biden fyejnë dhe i bërtasin njëri-tjetrit gjatë debatit, “mbylle gojën”…

Ngjarja e ardhëshme

Pajisje e Re për Testimin e Covid që Përdoret në Kushte Shtëpie

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian