Grenell në kampin e serbëve në Amerikë kërkon votë për Donald Trump

Richard Grenell, i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për dialogun Kosovë- Serbi, është duke bërë fushatë për republikanin Donald Trump që të rizgjidhet edhe njëherë në krye të ShBA-së.

Së fundi, Grenell është duke kërkuar vota për Trumpin në kampin e serbëve që jetojnë në Amerikës.

Përmes disa fotove të publikuara në rrjetin e tij Instagram, Grenell ka shkruar se gjatë ditës ka bërë fushatë në Milëaukee aty ku jetojnë serbët duke thënë se ata kanë lënë punën për të votuar Trumpin.

“Sot jam në sallën serbe në Milëaukee dhe këta amerikanë kanë lënë punën për të votuar”, ka shkruar Grenell.

Zgjedhjet në Amerikë priten të mbahen më 3 nëntor të këtij vitit dhe në luftë për të parin e ShBA-së, janë republikani, Donald Trump dhe demokrati, Joe Biden.

Ngjarja paraprake

Hoffman shprehet i lumtur me debutimin te Llapi

Ngjarja e ardhëshme

‘Jam fejuar dhe kam një ëndërr të madhe…’ / Flet policja që u plagos nga kapsollat në protestë

të fundit nga