Gratë naftëtare në grevë, Vasili: Turp! Qeveria vazhdon e vjedh miliona euro me koncesione

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me grevën e grave naftëtare në Ballsh.

Vasili ka thënë se një veprim i tillë ka rrëqethur të gjithë Shqipërinë, teksa ka shtuar se protestojnë për djersën e ballit të tyre.

“Pra grat janë në grevë urie. Vetëm ky fakt do të rrëqethte këdo njeri normal dhe ka rrëqethur tërë Shqipërinë pasi grat punëtore dhe nëna njëherazi ndodhen në grevë urie thjesht dhe vetëm për diçka. Për djersën e ballit të tyre e cila ju është grabitur, ju është vjedhur, ju është plaçkitur në sytë e një qeverie hajdutësh”, ka thënë Vasili.

Ai ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë duke thënë se po vjedh miliona euro me koncesione, duke paguar inceneratorë që nuk punojnë.

“E njëjta qeveri që paguan 10 milion euro për incenerator që nuk punojnë në Fier edhe në Tiranë. Për koncension që shkon 370 milionë euro, paguajnë për incerenatorë miliona që nuk punojnë, nuk ekzistojnë”.

Sakaq numri dy i LSI nuk ka kursyer as SPAK-un, duke shtuar se “SPAK-u nuk lëviz gishtin, do të thotë ortakëri me hajdutërinë, do të thotë bashkëfajësi, do të thotë bashkëpërgjegjësi, për të cilën do duhet të përgjigjet njëlloj si qeveria. Hajdutët e kanë kryer hajdutërinë e tyre, detyrën për t’i hetuar, për t’i çuar përpara drejtësisë e ka SPAK-u. Një provë e hekurt, e pakapërcyeshme: ose me hajdutët e me krimin, ose me ligjin. Rrugë të mesme nuk ka”.

Ngjarja paraprake

Mbi 50 miliardë euro borxh i Serbisë

Ngjarja e ardhëshme

Inspektorët komunal largojnë mallrat e ekspozuara në trotuaret në rrugën “Mbretëresha Teutë”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian