Granada e Myrto Uzunit, që po lufton për mbijetesë këtë sezon në La Liga, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Atletiko Bilbaos në duelin e vlefshëm për javën e 32.
Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli këtë përballje, teksa u aktivizua në minutën e 65-të në vendin e Puertas, por pa mundur të linte gjurmë.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Fillimisht ishte Inaki Uilliams, që i dhuroi avantazhin Granadës, duke shkaktuar autogol në minutën e 6-të, teksa Guruzeta barazoi rezultatin në minutën e 24.
Me këtë barazim skuadra e Uzunit u ngjit në kuotën e 18 pikëve në 32 javë duke mbajtur vendin e parafundit me 10 pikë më pakë se Selta Vigo e vendit të 17-të.