Grafikat e integruara të procesorit të Apple janë më të fuqishme se kartat grafike të dedikuara në desktop

Procesori Apple M1 tejkalon në performancë grafike edhe grafikat diskrete për deskopët si Nvidia GeForce GTX 1050 Ti apo AMD Radeon RX  560 sipas disa testimeve të publikuara nga Tom’s Hardware.

Sipas Apple, procesori grafik i M1 mund të përballojë deri në 25,000 procese dhe të transmetojë performancës 2.6 TFLOPS. Është e njëjta performancë që arrihet nga Radeon RX 560 dhe pak më pak se Nvidia GeForce 1650 prej 2.9 TFLOPS.

Testimet e realizuara në GFXBench 5.0 zbulojnë se M1 në të shumtën e rasteve performon edhe më mirë se GeForce 1050 Ti dhe Radeon RX 560.

Vlen të theksohet se GFXBench 5.0 kryesisht përdoret për të testuar pajisjet mobile dhe GeForce GTX 1050 Ti dhe Radeon RX 560 janë karta grafike të vjetra.

M1 përmban grafika të integruar që mund të tejkalojnë edhe kartat grafike desktop prej 75W është diçka impresionuese. Më shumë krahasime pritet të vinë këtë javë kur MacBook e parë do të vinë tek konsumatorët me procesorin M1. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Drejtori i SHKK-së priti në takim ambasadorin e Hungarisë, diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve

Ngjarja e ardhëshme

Punimet në autostradën Shkup-Bllacë, me 1 ekskavator dhe 2 kamionë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian