“Gracias negrito” – postimi me përmbajtje raciste i kushton Cavanit me tri ndeshje dënim dhe mijëra euro

Një postim i gabuar në Instagram, me përmbajtje raciste, i ka kushtuar sulmuesit Edinson Cavani.

Uruguaiani i Manchester United është pezulluar me tre ndeshje dhe një gjobë që kap shifrën e 100 mijë funte.

Futbollisti kishte kërkuar falje për atë që ndodhi në muajin nëntor, pas ndeshjes kundër Southampton.

Cavani ishte në ekstazë, pasi kishte realizuar dy gola në fitoren 3-2 kundër Southampton.

Urimet për të ishin të shumta dhe mes tyre ishte edhe një mik.

33-vjeçari  e postoi në “InstaStory” mesazhin e tij, ndërkohë që e shoqëroi me fjalët “Faleminderit zezak”.

Për këtë ai e ka pasuar tani nga organet disiplinore të Federatës Angleze të Futbollit.

Ngjarja paraprake

Sjellin fat të keq, cilat janë gjërat që nuk duhet t’i bëni natën e ndërrimit të viteve

Ngjarja e ardhëshme

Bushi: Mendjet e tilla nuk kanë vend në shoqërin tonë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian