google rrit cmimet e planeve workspace te cilat tashme perfshijne te gjitha vecorite ai te gemini 678a98c96685d

Google rrit çmimet e planeve Workspace të cilat tashmë përfshijnë të gjitha veçoritë AI të Gemini

January 17, 2025
1 minut lexim

Google njoftoi ditën e Mërkure se të gjitha veçoritë AI të kompanisë do të jenë të disponueshme në Gmail, Docs, Sheets dhe Meet për konsumatorët Workspace pa asnjë pagesë ekstra, edhe pse çmimet e planeve do të rriten me 2 dollarë në muaj për përdorues.

Ky ndryshim thjeshton qasjen në mjetet AI të Workspace, përfshirë përmbledhjet e përmbajtjeve të e-mail, ruajtjen automatike të shënimeve, biseda me chatbotin Gemini etj.

Më përpara konsumatorët që dëshironin të përdornin të gjitha veçoritë AI duhej të paguanin 20 dollarë shtesë për përdorues për planin Gemini for Workspace krahas çmimit 12 dollarë në muaj për planin Workspace Business Standard.

Tani plani kushton 14 dollarë dhe përfshin veçoritë AI. Skema e re e çmimeve hyn në fuqi për konsumatorët ekzistues nga data 17 Mars 2025 kurse për përdoruesit e rinj, menjëherë.

Klientët që kanë blerë më parë shtesën Gemini for Workspace do të vazhdojnë të kenë akses te veçoritë, por nuk do të tarifohen më për abonimin pas datës 31 janar.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

halil geci nga heronj te luftes ne tregtare te shtetit gjeneralet qe e harruan kosoen per pushtet dhe pasuri 678a95fc9bab6
Story i mëparshëm

Halil Geci: Nga heronj të luftës në tregtarë të shtetit: Gjeneralët që e harruan Kosoën për pushtet dhe pasuri!

faton selami publikon listen me propozime nga alternativa per emra rrugesh ne tetove 678a98cd6479c
Story i radhës

Faton Selami publikon listën me propozime nga AlternAtivA për emra rrugësh në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë