Google ridizajnon ndërfaqen e Android Auto

Pas gjithë prezantimeve të harduerit dhe softuerit gjatë konferencën I/O 2022, Google zbuloi edhe disa përditësime për Android Auto dhe sistemet infotainment bazuar në Android Automotive.

Google ka përditësuar ndërfaqen e përdoruesit të Android Auto duke e bërë më të lehtë navigimin, kontrollimin e medias dhe komunikimin me të tjerë gjatë udhëtimit.

Për të akomoduar ekrane më të mëdha tek makinat e reja, kompania e bëri funksionalitetin e ndarjes së ekranit “Split Screen” standard në të gjitha pajisjet në mënyrë që drejtuesit të shohë navgimin, të muzikën dhe tekstin në të njëjtën kohë.

E thënë thjeshtë një drejtues makine mund të ndërpresë muzikën apo të shohë një mesazhe pa pasur nevojë të kapërcejë nëpër aplikacione dhe funksionalitete të ndryshme.

Së fundi Google zgjeroi opsionet e dëfrimit në Android Auto duke i hapur rrugë aplikacioneve video streaming. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Junior 06, kampion i Kosovës për U16 te vajzat

Story i radhës

DASH: Kosova dhe Serbia i zgjedhin vetë prioritetet për politikë të jashtme

Të fundit nga