Google Meet teston përkthimin me tekst të bisedave në kohë reale

Google Meet po teston në fazën beta një funksion i cili do të ndihmonte shumë video konferencat sidomos me klientë të huajë, partnerë, studentë dhe punonjës.

Gjiganti i teknologjisë është duke testuar përkthimin me tekst në kohë reale. Testimi po bëhet në gjuhën Angleze dhe mund të përkthejë në gjuhët Spanjolle, Franceze, Portugeze dhe Gjermane.

Gjithashtu funksioni është i disponueshëm vetëm për video konferencat e organizuara nga Google Workspace Business Plus, Enterprise Standard, Enterprise Plus, Education Plus dhe Teaching & Learning Upgrade.

Administratorët duhet të aplikojnë për të fituar aksesin. Ndërsa për ta aktivizuar përdoruesit duhet aktivizojnë CaptionsSettings dhe ta vendosin në gjuhën Angleze.

Më pas mund të zgjedhin gjuhën që dëshirojnë të përkthejnë Anglishten. Kompania nuk dha një afat se kur funksionaliteti do të dalë nga testimi dhe të bëhet i disponueshëm për të gjithë. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Sa Qytetarë Janë Vaksinuar Me Të Dyja Dozat Në Vend?

Ngjarja e ardhëshme

Zaev-Hoxha: Qeveria ka vullnet dhe mbështetje për prodhuesit e orizit, vazhdojnë bisedimet me blerësit për gjetjen e zgjidhjes të favorshme për blerjen e këtij viti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian