Google do të investojë 7 miliardë dollar në krijimin e 10 mijë vendeve të punës

Kompania amerikane Google njoftoi se në vitin 2021 do të investojë mbi 7 miliardë dollarë në SHBA për të krijuar mijëra vende të reja të punës, me qëllim që të ndihmojë vendin të rimëkëmbet nga shkatërrimi ekonomik i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Besoj se rimëkëmbja e qëndrueshme ekonomike do të vijë nga komunitetet lokale dhe njerëzit dhe bizneset e vogla që u japin atyre jetë”, theksuan në një deklaratë drejtori ekzekutiv, Sundar Pichai dhe kompania mëmë e Google, Alphabet.

Pichai tha se Google dëshiron të jetë pjesë e këtij rikuperimi.

“Kjo është arsyeja pse ne planifikojmë të investojmë mbi 7 miliard dollarë në zyra dhe qendra të dhënash në të gjithë SHBA-në dhe të krijojmë të paktën 10 mijë vende të reja të punës me kohë të plotë në Google këtë vit në SHBA”, tha ai.

Ai shtoi se kompania po investon në disa komunitete që janë të reja për kompaninë, si dhe zgjerohet në 19 shtete të tjera.

Kompania theksoi se vitin e kaluar punësoi një numër rekord të punonjësve me ngjyrë dhe latino.



. .

Ngjarja paraprake

KFOR-i dhe inspektorët nga KMM-ja inspektojnë minierat në veri

Ngjarja e ardhëshme

Çfarë bën Chiara shtatzënë në mes të natës? I ngre mendjen dynjasë, çfarë tjetër!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian