Goli i parë në ‘Arenën Kombëtare, flet Cikalleshi

Sokol Cikalleshi u shpreh shumë i lumtur për golin e tij në fitoren ndaj Kazakistanit 3-1. Për “RTSH Sport”, sulmuesi kavajas tregoi arsyen e mosgrumbullimit në takimet e fundit me ekipin kuqezi. Ai u shpreh se tekniku Reja duke parë nivelin josuperior të Kazakistanit dhe Lituanisë, vendosi të eksperimentonte duke grumbulluar mbi 10 lojtarë të rinj në ndeshjet e kaluara të Ligës së Kombeve.
 

“Emocionet pas ndeshjes – Ishte ndeshje që duhej ta fitonim, e dinim që me Kazakistanin do ta kishim e vështirë të mos zhbllokonim sfidën. Më vjen mirë që hapa serinë e golave. Kemi bërë gjysmën e punës, do të gëzojmë për këtë fitore.

Mungesa në kombëtare – Të luash me kombëtaren është kënaqësi, u bënë 2 muaj që s’kam qenë. Në momentin që jam brenda dhe jashtë fushe jap më të mirën. Më mungon gjithmonë kombëtarja.

Reja – U bë një kohë e gjatë që jam në kombëtare. Nuk do të jepja ndodnjë mesazh trajnerit, sepse kam kohë këtu. Ai ka kohë këtu. Kemi shumë sulmues të mirë, na ka rënë ne pesha më shumë kur humbasim. Sulmojmë dhe mbrojmë në grup. Trajneri është OK, i ka zgjedhjet dhe zgjidhjet në mendje. Nuk kemi ndonjë mesazh për trajnerin sepse jemi profesionistë.

Goli i parë në ‘Arenën Kombëtare’ dhe numri 16 – Ishte një lajm shumë interesant që shënova në minutën e 16-të me fanelën me numër 16. Ndeshjet e kaluara kanë qenë të rëndësishme kanë qenë 10 lojtarë të rinj, Reja donte të sillte elementë të rinj në kombëtare. Unë e di ku e keni mendjen ju, duke qenë se në grupin tonë, po heq Bjellorusinë, dy të tjerat janë nën nivelin tonë, ka integruar elementin e ri në kombëtare, për të rigjeneruar moshën. Me Kazakistanin dhe Lituaninë kishte shumë eksperiment. Këta djem treguan që janë pranë dhe gati. Nuk di çfarë të them më tepër”, deklaroi Cikalleshi.

Ngjarja paraprake

Njihuni me frikërat më të shpeshta të burrave

Ngjarja e ardhëshme

‘Covid-19 nuk dëmton vetëm mushkëritë’/ Dr.Kalo: Pasojat afatgjata, qëndroni në kontakt me mjekët

të fundit nga

Tirana barazon

Tirana dhe Egnatia u ndanë në barazim 2-2 në miqësoren e zhvilluar

AlbanianEnglishMacedonian