Goga Basket nuk njeh rivalë

Goga Basket korri fitoren e 6-të radhazi në kampionat në po kaq ndeshje të lujtura në Superligë, në basketboll për meshkuj. Durrsakët fituan pa probleme 83-59 në kryeqytet ndaj Partizanit, duke u shkëputur në renditje karshi rivalëve.

Vllaznia duket se po rimerr veten pas një starti me hope, duke mposhtur në Shkodër 85-79 rivalët e Teutës dhe u hakmorrën për humbjen e sfidës së parë. Ndeshje me rivalitet dhe emocione, mes dy ekipesh që synojnë titullin, porn ë fund fituan me meritë vendasit.

Rikthehet te fitorja Tirana, që mundi lehtësisht 121-75 Eagles Basket, ndeshje në sens unik dhe dominuar nga bardheblutë, që synojnë play off-in. Ndërsa Eagles ende nuk kanë korrur asnjë fitore këtë sezon në kampionat.

Në Kategorinë e Parë, i pamposhtur ekipi i Kamza Basket, që mundi 106-58 Apoloninë, duke korrur fitoren e gjashtë në po kaq javë. Nuk dorëzohet edhe Dinamo, që mundi 110-60 Flamurtarin në kryeqytet, ndërsa Elbasani fitoi 87-Skënderbeun.

Basketboll – Superliga, Meshkuj (Java e 6-të)

Vllaznia – Teuta, 85-79

Eagles Basket – Tirana, 75-121

Partizani – Goga Basket, 59-83

Renditja: Goga Basket 12 pikë, Teuta 10 pikë, Vllaznia 10 pikë, Tirana 9 pikë, Partizani 7 pikë, Eagles Basket 6 pikë.

Basketboll – Kategoria e Parë, Meshkuj (java e 6-të)

Apolonia – Kamza Basket, 58-106

Dinamo – Flamurtari, 110-60

Skënderbeu – Elbasani, 69-87

Renditja: Kamza Basket 12 pikë, Dinamo 11 pikë, Elbasani 10 pikë, Skënderbeu 8 pikë, Apolonia 7 pikë, Flamurtari 6 pikë.

Ngjarja paraprake

Deschamps: Asnjë futbollist nuk mund të përfitojë vetëm nga fakti që luan në një klub

Ngjarja e ardhëshme

Vllaznia dhe Kukësi presin kthesën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian