goditi me thike nje 26 vjecar arrestohet autori ne lushnje 67a73907059a1

Goditi me thikë një 26-vjeçar, arrestohet autori në Lushnje

February 8, 2025
1 minut lexim

Plagosi rëndë me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 25-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. Y., 26 vjeç, banues në Karbunarë , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vlen bdi ja e grubit dhe merkos personazhet e listave te zeza mund ta informojne vetem kremlinin 67a7341a23d4f
Story i mëparshëm

VLEN: BDI-ja e Grubit dhe Merkos personazhet e listave të zeza mund ta informojnë vetëm Kremlinin

profile te rreme ne mbeshtetje te kandidateve dhe partive politike 67a74267800c5
Story i radhës

​Profile të rreme në mbështetje të kandidatëve dhe partive politike

Të fundit nga

Zbulohen 8 emoji të reja në iPhone

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shkelje syri apo një kauboj që buzëqesh, mund të duket sikur ekziston tashmë një emoji për çdo situatë të mundshme. Por çuditërisht, tani ka edhe më

Spanjollët barazojnë në fund në Roterdam

Kampioni në fuqi i Evropës, Spanja, doli ballëlart nga stadiumi në Roterdam, duke barazuar me rezultat 2:2 me Holandën.  Ndeshje e luftuar në Roterdam mes Holandës dhe Spanjës në kuadër të ndeshjes
ShkoLartë