Goditet një organizatë kriminale në Shkup, kryenin trafik droge, armësh dhe grabitje

Policia maqedonase realizoi me sukes një operacion të madh policor në Shkup në bashkëpujnim me homologë nga Holanda dhe Belgjika.

Sipas “INA”, në Maqedoni është goditur nëj organizatë e fuqishme kriminale ndërkombëtare.

Ky grup ushtron disa aktivitete të paligjshme në trafikun e drogës, armëve dhe grabitjes së sendeve të çmuara prej floriri.

Deri më tani, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë informacione në rrugë jozyrtare, ndërsa pritet që të dhënat e operacionit të publikohen në vijim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OBRM-PDUKM do të propozojë uljen e akcizës për derivatet e naftës në Maqedoni

Story i radhës

Pastroni dritaren dhe dyert rrëshqitëse me këta dy përbërës

Të fundit nga