“Godet” Partizani, transferon ish lojtarin e Shkëndijës

Junior është goditja e parë e Partizanit në merkaton e janarit. Për shërbimet e brazilianit që ka luajtur te Shkëndija e Tetovës dhe së fundmi Riga në Letoni shfaqi interes konkret edhe Kukësi, por të kuqtë arritën te firma me sulmuesin. Junior bëhet kështu blerja e parë e Partizanit këtë sezon, pasi në verë, merkato ishte e bllokuar. Menjëherë pas zhbllokimit, ku me datë 4 janar erdhi përgjigja pozitive nga CAS, klubi nuk humbi kohë dhe gjeti akordin me 29-vjeçarin. Junior ishte lojtar i lirë pas largimit nga ekipi letonez, Riga, aty ku përfitonte një pagë të majme. “Panorama Sport” zbulon se braziliani ka rënë dakord për një pagë prej 5 mijë eurosh në muaj dhe një kontratë 2-vjeçare.

Junior, para gjashtë sezonesh ishte pjesë e Shkëndijës në Maqedoni. Braziliani luajti për kuqezinjtë nga Tetova për 5 vite duke u larguar në janar të vitit 2019 drejt futbollit letonez, ku nënshkroi me ekipin e Riga. Megjithatë, vetëm pas një viti, 29-vjeçari mbylli aventurën me skuadrën letoneze dhe tashmë është një agjent i lirë.

Te Shkëndija e Tetovës, Stenio zhvilloi plot 196 ndeshje, duke shënuar 45 gola dhe duke dhuruar 54 asiste. Një lojtar tepër deçiziv dhe shumë i rëndësishëm për ekipin tetovar në vitet që ishte pjesë e tyre.

Pikërisht paraqitjet e Zhunior me Shkëndijën kanë bërë që drejtuesit e Partizanit të interesohen për shërbimet e tij dhe të binden për të firmosur me të. Për më tepër, braziliani ishte një agjent i lirë dhe te Partizani, u desh të shqetësoheshin vetëm për pagën e tij mujore. Ndërsa skuadra e Shkëndijës, në vitin 2014, i kishte paguar 50 mijë euro skuadrës bullgare të Liteks Loveç.

Ngjarja paraprake

Flasin Ekspertët – Strategjia e Vaksinimit Që Do Të Ndiqet Në Shqipëri

Ngjarja e ardhëshme

ДУИ ги повикува институциите да изречат казни за сликата без маски: Преземаме целосна одговорност

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian