goca nese keni floke te holle mos i lyeni kurre me keto tre ngjyra 65b2be5d3775f

Goca, nëse keni flokë të hollë, mos i lyeni kurrë me këto tre ngjyra

January 25, 2024
1 minut lexim

Flokët po ju rrallohen dhe ky fakt ju mbush me ankth dhe frikë? Tingëllon si një skenar i njohur apo jo? Nuk jeni vetëm! Përpjekja për të gjetur modele dhe ngjyra flokësh që funksionojnë, sidomos për gocat me flokë të hollë është një sfidë e vërtetë. Por, sidomos me ngjyrën e flokëve është shumë e lehtë që të bëni gabime që mund t’i bëjnë flokët tuaj të rrallë të duken edhe më të hollë.

Si të gjeni nuancën ideale për gocat që kanë një problem të përbashkët: flokët e hollë?! Parukierët bien në një mendje kur thonë se këto janë tre ngjyrat që nuk duhet t’i zgjidhni sa herë vendosni të bëni një ndryshim në lidhje me flokët tuaj.

#1 E zeza e theksuar

Nuancat e errëta, edhe nëse janë shumë pranë ngjyrës suaj natyrale, i bëjnë flokët të duken edhe më të hollë. Me pak fjalë, këto tone “dramatike” mund të zbulojnë lehtësisht skalpin tuaj.

#2 Bionde shumë e hapur

Ngjyrat që janë shumë afër tonit të lëkurës suaj, sidomos e bardha mund të mos jenë një gjetje e mirë. Bionde e ndritshme, gati platin është një kombinim i pëlqyeshëm për shumë vajza, por parukierët thonë se sidomos kur keni flokë të hollë, kjo ngjyrë do ju bëjë të dukeni fare pa kontrast.

#3 Ngjyrë pa theksim fijesh

Ngjyrat mbi të gjitha! Por, kur flokët janë të hollë duke zgjedhiur një tonalitet, në vend që të “luani” me dimensionet e fijeve, për një kontrast të pranueshëm, ju bëni që frizura juaj të duket pa jetë dhe pa shkëlqim. Ndaj, mos harroni të shtoni fije nëpër flokë!

MARKETING

RENT A CAR

shkembimi i tokave perparim rama dergohet ne gjykate 65b2bc431e286
Story i mëparshëm

Shkëmbimi i tokave: Përparim Rama dërgohet në gjykatë

kosova pergatitet ndaj malit te zi 65b2c1a714014
Story i radhës

Kosova përgatitet ndaj Malit të Zi

Të fundit nga

ShkoLartë