Glauk Konjufca dhe Agim Bahtiri në Podujevë, në mbështetje të Bulliqit për kryetar komune

Kandidati i VV-së, për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi së bashku me aktivistët kanë pritur në takim sot anëtarët e VV-së, Glauk Konjufcën dhe Agim Bahtirin.

“Mbështetja e tyre e madhe na jep kurajo të vazhdojmë të punojmë për një fitore bindëse më 29 nëntor”, ka shkruar Bulliqi.

Sot në Podujevë na vizituan ish ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca dhe kryetari i Mitrovicës, z. Agim Bahtiri. Ata i mirëpritëm bashkë me aktivistë të Qendrës së Lëvizjes në Besianë, mbështetja e tyre e madhe na jep kurajo të vazhdojmë të punojmë për një fitore bindëse më 29 nëntor. Fitorja e Lëvizjes në Llap nuk është fitore vetëm e jona, por është fitore e qytetarëve të Komunës së Podujevës”, ka shkruar Bulliqi në rrjetin social Facebook.

Image
Ngjarja paraprake

Shkupi - lider i ri në Ligën e Parë të Maqedonisë

Ngjarja e ardhëshme

Masakra e fokave në Namibi/ 12 mijë këlyshë të parakohshëm të vdekur në breg

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian