Gjyqtari me rroba civile referon finalen e Kampionatit të Kosovës 

Një nga ish anëtarët e Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka dërguar tri foto dhe është ankuar, se si lejohet që një finale e madhe të Kampionatit të Kosovës, që një gjyqtar të referoi me rroba civile. 

“Edhe në finale të Kampionatit referi Ardian Ibraj me rroba civile, tre të tjerët me logo të FVK-së“, ankohet ish anëtari i bordit të FVK-së, që nuk pranon t’i publikohet emri.

Sipas tij, nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, por ai tha se dhe në kohën kur ishte Abedin Ibrahimi kryetar i federatës po edhe në kohën e Bahri Gjinovcit, po ngjan e njëjta gjë. 

Image

Megjithatë, sipas anëtarit të ish FVK-së, të gjithë gjyqtarët duhen të janë të pajisur me uniforma dhe me logo të FVK-së, por çuditet se si lejon Komesari i Garave kësi gjëra.

Image

Sot në Gjilan është zhvilluar ndeshja e tretë finale e play-off-it të Kampionatit të Kosovës, mes Dritës nga Gjilani dhe M-Technologie,  ku vendasit fituan dhe u shpallen kampion të Kosovës.

Ngjarja paraprake

Edi Rama replikon me ish-trajnerin e Partizanit

Ngjarja e ardhëshme

Kusari-Lila: Qytetarët nuk janë rehat deri në vaksinim masiv, Qeveria Kurti po punon maksimalisht

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian