gjyqtari bllokon edhe nje jave urdhrin e presidentit trump mbi usaid n 67ae51c44e0dc

Gjyqtari bllokon edhe një javë urdhrin e Presidentit Trump mbi USAID-n

February 13, 2025
1 minut lexim

Një gjykatës federal shtyu të enjten edhe me një javë pauzën për zbatimin e planit të administratës Trump për t’u dhënë leje me detyrim mijëra punonjësve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ndërsa po shqyrton padinë e ngritur nga sindikatat mbi këtë çështje.

Gjykatësi i Uashingtonit Carl Nichols tha gjatë një seance se ishte i shqetësuar mbi sigurinë e punonjësve të USAID-it të vendosur jashtë vendit.

Ai nuk mori vendim mbi ankimin e sindikatave për një urdhër më të gjerë dhe afatgjatë që ndalonte shkurtimet agresive në operacionet e agjencisë që zbaton ndihmën për vendet e huaja.

Disa orë pas inaugurimit të tij më 20 janar, Presidenti Donald Trump, urdhëroi ndërprerjen e gjithë ndihmës që Shtetet e Bashkuara ofronin për vendet e tjera, për t’u siguruar që ajo të jetë në përputhje me politikën e tij “Amerika e para”. Masa nxiti kaos në USAID, agjencinë kryesore amerikane që ofron ndihmë për vendet e huaja.

Pas nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv, Departamenti i Shtetit lëshoi direktiva për ndalimin e punës, duke ndalur gjithashtu programet e ndihmës që kanë shërbyer për të shpëtuar jetë njerëzish në të gjithë botën, me përjashtime të kufizuara që përfshinin dërgimin urgjent të ushqimeve./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kuvendi i votoi ndryshimet e ligjit per marredhenie pune te zgjedhurit ose te emeruarit do te mund te punojne deri 67 vjet 67ae4d88cd007
Story i mëparshëm

Kuvendi i votoi ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, të zgjedhurit ose të emëruarit do të mund të punojnë deri 67 vjet

recica akuzat e komunes skandaloze 67ae52746a868
Story i radhës

Reçica: Akuzat e komunës skandaloze

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
ShkoLartë