Gjyqi për Donald Trump me akuzën për “nxitje të kryengritjes” në Capitol do të nisë më 8 shkurt

Gjyqi në Senatin amerikan për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me akuzat për “nxitje të kryengritjes” për shkak të dhunës vdekjeprurëse në Kongres, do të nisë më 8 shkurt, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Lideri i shumicës në Senat, demokrati, Chuck
Schumer, ka bërë këtë njoftim pasi ka diskutuar këtë çështje me republikanët.

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi
planifikon të dërgojë padinë kundër Trumpit në Senat më 25 janar, për të nisur
procedurat fillestare në ditën pasuese.

“Gjyqi do të mbahet në Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe
do të ketë votim nëse duhet të dënohet presidenti”, ka thënë Schumer në një
fjalim në dhomën e Senatit.

Donald Trump duke u larguar nga Shtëpia e
Bardhë më 20 janar, pas përfundimit të mandatit katërvjeçar si president.

Trump – presidenti i parë amerikan ndaj të
cilit janë ngritur dy herë akuza për shkarkim, dhe i pari që gjykohet pasi i ka
skaduar mandati – është nisur drejt Floridas më 20 janar, duke mos marrë pjesë
në inaugurimin e pasardhësit të tij, Joe Biden.

Sulmi ndaj Kongresit më 6 janar, nga
protestuesit pro Trumpit ka rezultuar me vdekjen e pesë personave, duke
përfshirë një zyrtar policor.

Dhuna në Kongres ka shpërthyer pasi Trump ka pretenduar disa herë – pa ofruar fakte – se ai ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit dhe se procesi është manipuluar.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Valbona Selimllari ‘fshin’ 30 vite mbi supe!

Ngjarja e ardhëshme

Finish dramatik, Roma fiton me vështirësi! Kumbulla standard  

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian