Gjykatësit kundërshtojnë idenë për seanca online

Shoqata e Gjykatësve, e prerë- nuk ka kushte për gjykime online në gjykatat në vendin tonë. Gjykatësi suprem, Xhemail Saiti, i cili kryeson shoqatën, thotë se deri më tani askush nga pushteti megjithëse paralajmëruan gjykime në internet, nuk ka kërkuar mendimin e tyre mbi digjitalizimin e procedurave gjyqësore. Këto paralajmërime i dhanë tashmë Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, dhe zëvendësi i tij Agim Nuhiu.

Mendoj se në kushte të tilla dhe në një procedurë kontradiktore që zhvillohet në vendin tonë, sidomos në lëndët penale, është shumë e vështirë të sigurohet përmes gjykimit në internet besueshmëria e procedurës, posaçërisht duke i pasur parasush parimet themelore të Ligjit për Procedurën Penale dhe Civile. Unë mendoj se duhet të kërkohet një zgjidhje në një drejtim tjetër”-th Xhemail Saiti, Kryetar i Shoqatës së Gjykatësve.

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, mendon se ideja për gjykimet në internet është e mirë, por për ta realizuar atë, nevojiten ndryshime në Ligjin për Procedurën Penale, një proces që varet nga politika. Sipas tij, jo të gjitha gjykimet mund të zhvillohen në mënyrë digjitale, por duhet gjetur një mënyrë për një rrjedhë normale të seancave, sepse pandemia rrezikon që disa raste që janë të rëndësishme për publikun të vjetrohen.

Mund të ketë raste që të vjetrohen, ose të fillojnë nga fillimi me gjykim, gjë që i ndërlikon më tej punët”-pohoi Ivan Xholev, Kryetar i Gjykatës Penale.

Gjykatësja nga Gjykata Civile, Emilija Shopar-Jovanova, beson se tani për tani ka kushte për gjykime sipas protokollit – distancë, maskë, ventilim i shpeshtë i sallave të gjyqit.

Nga shtatë gjykime në ditë, ndodh që të ketë një kërkesë për shtyrje për shkak të një rezultati pozitiv të njërit prej përfaqësuesve të palëve, ose palës nëse merret në pyetje. Po, kjo ndodh gjithnjë e më shpesh në dy javët e fundit”-theksoi Emilija Shopar, Jovanova, gjykatëse.

Pas “jo-së” gjithnjë e më të zëshme të gjykatësve për gjykimet online, Shoqata e Gjykatësve, me ndihmën e OSBE-së, sot promovoi një protokoll për mbrojtjen kundër KOVID 19 gjatë gjykimeve. Maskë mbrojtëse, dezinfektim, distancë, ventilim, komunikimi elektronik janë rekomandimet për parandalimin nga koronavirusi.

Bojan Stojanovski

Burimi: alsat.mk

Ngjarja paraprake

Klopp: Shaqiri mund të luajë...

Ngjarja e ardhëshme

Kolonët izraelitë prenë dhjetëra pemë ulliri në Bregun Perëndimor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian