Gjykata vendos për shtyrjen e ekzekutimit të Lejes për Hidrocentralin Brezovica

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media me rastin e pranimit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative mbi kërkesën e GLPS dhe GAIA për shtyrjen e ekzekutimit të Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica deri në vendosjen meritore të çështjes.
 
Më 26 shkurt organizatat paditëse GLPS dhe GAIA kanë paraqitur padi kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Komunën e Shtërpcës, të lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Hidrocentrali Brezovica është një nga katër hidrocentralet (HC Shtërpca, HC Sharri dhe HC Viça) të ndërtuara nga kompania Matkos Group Sh.p.k. në Komunën e Shtërpcës.

Procedura e cila u ka paraprirë lëshimit të lejeve dhe licencave për këto 4 hidrocentrale ka qenë jotransparente dhe ka përjashtuar tërësisht publikun nga vendimmarrja.

GLPS dhe GAIA kanë potencuar me padi shkeljet si në vijim: (i) mungesa e debatit publik apo njoftimit adekuat të publikut për të, (ii) mohimi i të drejtës së banorëve të Shtërpcës për ujë të pijshëm dhe të ujitjes, (iii) degradimi i natyrës e cila rrethon lumenjtë dhe përtej saj, si dhe (iv) ndërtimi i kundërligjshëm në zonën e mbrojtur Parku Kombëtar Sharr.

Me padi, organizatat paditëse kanë kërkuar ndër të tjera edhe shtyrjen e ekzekutimit të Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica deri në vendosjen meritore të çështjes.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike do të shpalos Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, me të cilin gjykata ka vendosur mbi kërkesën e GLPS dhe GAIA për shtyrjen e ekzekutimit të Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica deri në vendosjen meritore të çështjes.

Ngjarja paraprake

Ndërkohë që në SHBA kujtohen viktimat e komunizmit, në Shqipëri glorifikohet regjimi i Enver Hoxhës

Ngjarja e ardhëshme

Pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot pranverore me temperatura normale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian