Gjykata turke miraton padinë për 2 të akuzuarit në hetimin ndaj FETO-s

Një gjykatë penale në Turqi të enjten miratoi paditë ndaj biznesmenit Osman Kavala dhe ish-këshilltarit të CIA-s, Henri Barkey si pjesë e hetimit ndaj grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 të orkestruar nga Organizata Terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e kryeprokurorit në Stamboll pranoi aktakuzën që kërkonte dënime të rënda të përjetshme dhe burgim deri në 20 vjet për Kavala dhe Barkey, për të cilin është lëshuar urdhër arresti.

Kavala fillimisht u arrestua për akuza penale në lidhje me protestat në Gezi 2013, protestë kjo me një numër të vogël protestuesish në Stamboll që më vonë u shndërruan në një valë mbarëkombëtare të protestave kundër qeverisë e cila la të vdekur 8 protestues dhe një oficer policie.

Ai më vonë u mbajt në paraburgim nga një gjykatë në Stamboll si pjesë e një hetimi për grusht shtetin e mposhtur të vitit 2016 ndërsa prokurorët e akuzuan atë për spiunazh.

Sipas aktakuzës, Kavala dhe Barkey akuzohen për “shkelje të kushtetutës” dhe kryerje të “veprimtarive të spiunazhit politik ose ushtarak”.

“Është e qartë se të dyshuarit patën role aktive në koordinimin dhe vazhdimin e përpjekjes për grusht shteti nga anëtarët e grupit të armatosur të FETO/PDY në favor të shteteve të huaja”, thekson aktakuza, duke shtuar se të dyshuarit gjithashtu “monitoruan ekzekutimin e veprimeve dhe ndërhynë në përparimin (e grusht shtetit) përmes koordinimit dhe kontakteve që ata kishin vendosur kur ishte e nevojshme”.

Akuza gjithashtu argumentoi se Barkey organizoi një “takim mashtrues” në hotelin Splendid në Buyukada pranë Stambollit në korrik të vitit 2016 për “të ndjekur përpjekjen e grusht shtetit, ta drejtojë atë kur të jetë e nevojshme dhe të koordinojë me mbështetësit ndërkombëtarë të grusht shtetit”.

“Është e qartë se arsyeja që Henri J. Barkey planifikoi takimin në Buyukada nuk do të ndikohej nga ngjarjet që mund të ndodhnin në Stamboll gjatë përpjekjes për grusht shteti”, shtoi akuza.

Duke potencuar se aktivitetet e Kavala dhe Barkey para përpjekjes për grusht shteti të 15 korrikut ishin “në kundërshtim me rrjedhën e zakonshme të jetës”, aktakuza shtoi se “ajo kryqëzohej me përgatitjet për përpjekjen e grusht shtetit dhe që të dy ishin paraprakisht në dijeni të përpjekjes së grusht shtetit të 15 korrikut”.

“Bëhet e ditur se ata krijuan një seri lidhjesh të brendshme dhe ndërkombëtare për të krijuar infrastrukturën e përpjekjes së grusht shtetit”, thuhet në akuzë.

Si pjesë e këtij hetimi, aktakuza theksoi se ka të dyshuar të tjerë nën hetim përveç Kavala dhe Barkey dhe se procesi i shqyrtimit dhe hetimit vazhdon për këta të dyshuar.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe gati 2.200 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



.. .

Ngjarja paraprake

Nuk është miqësi, por as dashuri; ky është lloji më i ri i lidhjeve

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria ka një qasje pozitive ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, vlerëson KE-ja në Raport

të fundit nga