Gjykata Speciale në Hagë t’i arrestojë Vuçiqin, Daçiqin dhe Vulinin për krimet në Kosovë

Vuçiq, Daçiq, dhe Vulin, janë bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët dhe vazhduesit e përbetuar të politikës luftënxitëse e vrasëse të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Këta tre udhëhqeqës të sotëm të Serbisë, si bashkëpunëtorë të Kriminelit Sllobodan Millosheviq, i dijnë të gjitha krimet që serbia i kreu ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë dhe Aleksandër Vulin ministër i Mbrojtjes së Serbisë, Këta tre udhëheqs të sotëm në Serbi, me deklaratat e tyre kërcënuese dhe luftënxitëse ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, janë rrezikuesit kryesorë të paqes në Ballkan.

Këta tre udhëheqës të sotëm të Serbisë, duhet të arrestohen nga Gjykata Speciale në Hagë për Krimet e Luftës, dhe ti tregojnë varrezat masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e pafajshëm, mes tyre gra, pleq e fëmijë.

Këta tre udhëheqës të sotëm të Serbisë, duhet tu tregojnë SHBA-ve se cilët janë vrasësit mizorë të vëllezërve Bytyqi, shtetas të SHBA-ve që i plaçkiti dhe i vrau policia e Serbisë.

SHBA-të dhe BE-ja tashmë kanë shumë fakte nga deklaratat e Alëksandër Vuçiqit, Ivica Daçiqit dhe Aleksandër Vulinit, për ti arrestuar dhe për ti hetuar të tregojnë se ku gjenden varrezat masive në Serbi, dhe se kush janë kryerësit e këtyre vrasjeve makabëre ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Kjo edhe njëherë dëshmon se shqiptarët janë popull fisnik e paqedashës. Se shqiptarët nuk vajtën në Serbi të vrasin serbë, por ishin serbët ata që në vitet 1998/99 kryen agresion gjenocidal në Kosovë, duke vrarrë e masakruar mijëra shqiptarë të pafajshëm dhe duke i varrosur në Serbi për ti fshehur krimet.

Ivica Daçiq, ministri i Jashtëm i Serbisë, në Televizinin “TV Happy” më datë 2 tetor 2020 , deklaroi se, “ Lereni ju amerikanët, gjermanët , turqit, çfarë të bëjmë ne me serbët, që u tregonnë se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”.

Ky është kërcënim i hapur ndaj serbëve që të mos tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të msakruar, që u vranë e u masakruan në Kosovë dhe u transportuan e varrosën në Serbi.

Aleksandër Vulin, ministër i mbrojtjes së Serbisë, nëpërmjet Komunikatës së kësaj ministrie të datës 2 tetor 2020, dedikuar SHBA-ve dhe BE-së, deklaroi se, “Shqipëria e Madhe është një katastrofë e madhe, thyerje dhe shkatërrim i shteteve dhe ekonomive në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund ta ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht , aqë më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Ajo që u jepni “shiptarëve” nuk do të mund ti ndalojë serbët”.

Ky është reagimi plot çmenduri i Aleksandër Vulinit, në mbështetje të idesë së Serbisë për themelimin e Asociacioneve të komunave serbe në Kosovë, me çka synohet copëtimi i qeverisjes në Kosovë dhe dominimi i Serbisë në Kosovë.

SHBA-të dhe BE-ja me arrestimin dhe hetimin e këtyre tre udhëheqësve të Serbisë do ti kuptojnë edhe më mirë krimet e Serbisë në Kosovë, dhe do ta çojnë drejtësinë në vend, pa të cilën nuk do të ketë kurrë paqe në Ballkan.

Ngjarja paraprake

Ulpiana përball 2 Korrikut

Ngjarja e ardhëshme

5 gjërat që duhet t’i bëni për të siguruar lumturinë në çift

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian