Gjykata Speciale me vendim jo të mirë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues me në krye gjyqtarin Charles Smith II.

Në vendimin për Veselin i cili është marrë më 19 dhjetor, thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.

I njëjti afat, prokurorisë i është dhënë edhe në rastin e Thaçit.

Thaçi e Veseli gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. 

Story i mëparshëm

Gamerat padisin në gjykatë marrëveshjen Microsoft-Activision Blizzard

Story i radhës

​Bullgaria ka një bazë të fortë në Antarktidë për 35 vjet

Të fundit nga